Bedri Hamza premton TVSH 0% për produktet esenciale

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se çmimet po rriten dhe barra financiare po bëhet gjithnjë e më e rëndë për familjet kosovare.
Ai ka premtuar se në qeverinë e tij, për të ulur çmimet dhe për të mbrojtur fuqinë blerëse të qytetarëve, TVSH-ja do të jetë 0% për produktet esenciale.
“Ushqim më i lirë. Dinjitet për familjen. Siguri për fëmijët. Bashkë. Përpara,” tha Hamza në një postim për media.
